Dy ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh kundër vetingut nga ndërkombtarët për gjyqtarët dhe prokurorët. Qëndrimi i tij u mbështet edhe nga ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ata nuk janë të vetmit në radhët e PD-së. Por as nga radhët e LSI-së e cila sot është në koalicion me PS-në. Zëri i parë për këtë pakënaqësi vjen nga deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu. Fillimisht, në një postim në faqen e tij në Tëitter, Spahiu flet për rëndësinë e sovranitetit në përgjithësi, duke u fokusuar më pas tek cështja konkrete që lidhet me vetingun, për të cilën ai lë të kuptojë se e udhëhequr nga ndërkombëtarët do të çojë në një shkelje të sovranitetit të vendit.

 

“E kuptoj dhe jam dakord që sovranitetin e vendit tonë të përbashkët duhet ta ndajmë me NATO, me KE, shpresoj dhe me BE! Por nuk jam gati të votoj ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit! Çfarë përfaqësojnë këta?!!”, – shkruan ai. Në anën tjetër, LSI-ja, përmes kreut të grupit parlamentar, Petrit Vasili është firmëtare e draftit të ndryshimeve kushtetuese për të kaluar në procedurat e rregullta parlamentare.

 

Dy ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha qartësoi në Kuvend qëndrimin e PD-së për proçesin e vetingut apo e thënë ndryshe atë të kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. . “…Unë absolutisht jam për monitorim ndërkombëtar dhe këtë unë e kam provuar. Këtë komponent e kemi futur në ligjin e arsimit, të doktoratave, këtë komponent e kemi futur në sistemin shëndetësor, për klinikat dhe shefat e tyre. Por unë jam për një gjë tjetër. Unë jam që ata të jenë vëzhgues, që ata të shohin se si veprojnë shqiptarët, nëse zbatojnë ligjin apo maliqin. Por jo për ta bërë ata vetingun. Për këtë nuk jam”, – u shpreh Berisha në seancën e së enjtes në Kuvend.

 

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme Kryeministri Edi Rama nga oborri i Kryeministrisë, gjatë fjalës së mbajtur me rastine shtrimit te Iftarit u zotua se reforma në sistemin e drejtësisë do të çohet deri në fund.