Sarkazëm nga: Agim Xhafaj/

Qeverisja me koalicion këto katër vjet- si familja e Pllatonit.

Bënte nëna e tij lakrorin dhe me gjysmë shpirt mezi e çonte tek furrtari. Nga dreka i thoshte çunit të madh të shkonte ta merrte. Ai si marifetçi me vrap tek Jani tavapjekësi. Priste veç një ngastër,që mendonte se aq e kishte racionin,e hante fët e fët në furrë dhe shkonte në punë të vet.

Niste nëna djalin e dytë,po njësoj. Në fund shkonte Pllatoni, i vogli. Ky përlante një çerekun e vet. Në darkë murga plakë, çalë-çalë, merrte tepsinë me pjesën që kishte ngelur. E hante të ftohtë dhe e lante me duart që i dridheshin nga mosha dhe zhgënjimi…

/Veritas.com.al/