Nga DYLAN GWINN

Ndërsa Kobe Bryant përqafoi stilin e jetës së lëvizjes së shpejtë duke përdorur  helikopterin e tij, ai gjithashtu u njoh qartë me rreziqet që përfshinte. Në fakt, sipas një raporti të ri, Bryant dhe gruaja e tij Vanessa kishin një pakt që të mos fluturonin kurrë me helikopterin e tyre në të njëjtën kohë.

“Ai dhe Vanessa kishin një marrëveshje që ata kurrë nuk do të fluturonin me një helikopter së bashku,” tha një burim për revistën People.

Të dy Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna Maria Onore u vranë të Dielën në mëngjes në një përplasje me helikopter në Calabasas, California, qe la të nëntë njerëzit në bord të vdekur.

Bryant foli për mënyrën sesi trafiku në Los Angeles ishte duke i kushtuar atij kohën e familjes se tij, në një intervistë të vitit 2018 për Barstool Sports.

“Trafiku filloi të bëhej vërtet, vërtet i keq,” shpjegoi Bryant. “E gjeta veten duke humbur, përshembull nje lojë shkollore sepse kisha mbetur në trafik. Më është dashur të gjej një mënyrë ku unë akoma mund të stërvitesha dhe të përqëndrohesha në zanat, por pa kompromentuar kohën e familjes.

“Kështu qe kur kam shikuar për helikopterët, të jem në gjendje të zbres dhe të kthehem në 15 minuta, dhe që atherë filloi.”

Piloti i Bryant, Ara Zobayan, humbi shikueshmerine në malet e Calabasas pasi u përpoq të gjente një mënyrë per te dale nga një mjegull jashtëzakonisht e rëndë në zonën e Los Angeles. Sidoqoftë, Zobayan nuk e ngadalësoi shpejtesine megjithë humbjen e pamjes dhe helikopteri u përplas në anën e një mali duke udhëtuar me 161 nyje (185 mph).

Zobayan ishte një instruktor i certifikuar fluturimi me 8,000 orë kohë në ajër.

VERITAS.COM.AL