“Zjarret në Shqipëri po vihen nga dy duar, ordinere dhe politike”, kështu shprehet Nikoll Lesi në një editorial të publikuar në gazetën e tij “Koha Jonë”.

Deklarata e fortë vjen pas një reagimi të ngjashëm, por pa akuza direkte, të zv.kryeministrit Erion Braçe.

Por në shkrimin e “Koha Jonë” pretendohet ka informacion që zjarret janë vënë nga “elementë anti-qeveritarë”.

Ja çfarë thuhet ndër të tjera për këtë çështje:

Por në Shqipëri zjarret duken se vihen nga dy duar. Nga duart ordinere dhe nga duart politike. Në të dyja rastet mbetet e dënueshme penalisht. Në rastin e dytë, sipas informacioneve ku zjarret ndizen nga duart politike, pra jo vetëm nga fshatarë për kullota, por pikërisht të nxitur nga elementë anti-qeveritarë e që e kthejnë zjarrin në inate politike, në zjarre që rrezikojnë jetën e qytetarëve shqiptarë. Kjo është kriminale. Në rastet kur zjarret vihen politikisht, kjo jo vetëm duhet dënuar penalisht, por edhe publikisht si në gjyqet e dikurshme popullore.