Është ekstraduar nga Spanja në Shqipëri një prej personave të akuzuar për trafikimin e 485 kilogramëve kokainë, të zbuluara në vitin 2022 në fshatin Frakull e Madhe të Fierit. Bëhet fjalë për 49-vjeçarin  Kevin Margjoni alias Arjan Margjoni, i cili dyshohet se ka financuar dhe negociuar trafikimin e sasisë së drogës, të fshehur në thasë me pleh kimik.

Sipas Policisë së Shtetit, 49-vjeçari u ekstradua pas bashkëpunimit mes Interpolit shqiptar dhe homologëve në Madrid, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në mars të vitit 2026, Gjykata e Posaçme i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

49-vjeçari akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike, në bashkëpunim dhe në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *