Dy të rinjtë amerikanë, që kishin kthyer shtëpinë e tyre në Tiranë në një laborator droge dhe u arrestuan 4 vite më parë, janë dënuar së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për Vincent (Dominic) De Caro, 32 vjeç, lindur dhe banues në NeëYork, USA; dhe Arbër Isaku, 30 vjeç, lindur dhe banues në Neë York, USA, por me origjinë shqiptare. De Caro është dënuar me 4 vite burg ndërsa Isaku me 4 vite e 3 muaj burg.

Dy të rinjtë u arrestuan ne 26 shtator 2018, në tentativë për t’u arratisur nga Shqipëria pasi kishin krijuar në një kompleks pranë rrugës së Kavajës laboratorin e ekstazisë. Më parë Gjykata e Connecticut në SHBA kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ata u ekstraduan nga Shqiperia  për në SHBA më 20 prill 2019. Nga hetimet e palës amerikane dhe autoriteteve shqiptare rezultoi se tregu në të cilin operonin me aktivitetin e tyre të paligjshëm dy të arrestuarit ishte portali “DarkWeb” në të cilin të fshehur pas pseudonimeve, personat kryenin tregti droge dhe arme. Mbi të rinjtë rëndon akuza “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope”.