Koço Kokëdhima, kryesues i një lëvizjeje kundër Rilindjes brenda të të majtës, është renditur sot në radhët e kundërshtarëve të qeverisë. Me këtë rast ka gjetur momentin të jetë në krah të opozitës që po proteston në shesh për “qeveri teknike” dhe “:zgjedhje të ndershme”.

Sipas zotit Kokëdhima, qeveria nuk mund të shpërfillë kërkesën e opozitës për ndryshimin e sistemit aktual të votimit, përmes votimit elektronik, ndërsa paralajmëroi se zgjedhjet janë në rrezik për shkak të parave të kanabisit.

“Qeveria nuk dihet të injorojë as protestën e opozitës dhe as zërat e tjerë që kërkojnë një transformim radikal të sistemit zgjedhor. Qeveria duhet të ulet menjëherë me opozitën dhe partitë e tjera, pa kushte dhe me respekt. Peticionet e saj me tenda janë irracionale dhe jo serioze, janë si antimitingjet e Saliut. Shqetësimet e çdo force politike për zgjedhjet janë të përligjura.”, tha Kokëdhima gjatë një takimi në Durrës.

/Veritas.com.al/