Nga L. Skiro
Para pak muajsh mediat ishin mbushur me lajmin dhe komente rreth deklaratës së kryeministrit Edi Rama se “do të kaloj pleqërinë me Koçon (Kokëdhima) në fshatin Vuno të Himarës. Deklarata u bë në publik, para banorëve të Vunoit- një fshat i bukur shkëmbor buzë detit ku kanë lindur shumë militantë komunistë të Partisë së Enver Hoxhës. Kryeministri Rama i ka rrënjët familjare në fshatin krah të Vunoit, në Dhermi. Ajo ishte një ditë pranvere me diell dhe kryeministri ishte ngarkuar sa me adrenalinë fshatçe, aq edhe me “helm” kundër opozitarëve që kërkonin largimin e Kokëdhimës nga radhët e deputetëve të Kuvendit.
Por kohët ndryshuan shpejt. Zoti Kokëdhima u kthye në një kundërshtar të hapur ndaj kryeministrit Rama. “Do të shkrij gjithë pasurinë time për të rrëzuar Ramën”, deklaroi Koço Kokëdhima, i cili u largua nga Kuvendi sepse iu hoq mandati i deputetit sipas një Vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Rama nuk pagoi aq sa duhet në Gjykatë për të mbajtur më këmbë deputetin Kokëdhima. Kjo ishte “molla e sherrit” dhe këtu nisi çarja.
Domethënë u krye divorci. Kokëdhima, as bëhet më fjalë që të kalonte pleqërinë me Edi Ramën.
Dhe si për t’ia bërë më të prekshme vetminë që e pret ish mikun e tij, Kokëdhima ishte sot në Dhërmi dhe nuk takoi fare kryeministrin që po pushon po aty. Edi Rama mori një refuzim të thatë nga njeriu që kishte përzgjedhur për të kaluar pleqërinë e tij. Koço Kokëdhima i tha “Jo!” publikisht propozimit që iu bë publikisht nga fshatrat e Jugut, për të kaluar bashkë me Edi Ramën ditët e fundit të jetës.
Në Edicionin Veror të ABC News, Kokëdhima u pyet nga gazetari “i turizmit”. Ai tha se “nuk do të pleqëroj në Vuno…”/ Veritas.com.al/