(FOTO: Koço Kokëdhima, ish deputet i PS)/
Koço Kokëdhima, drejtues i Lëvizjes Zgjidhja për modernizimin e Partisë Socialiste dhe ish- deputet i PS, ka kritikuar mënyrën sesi po administrohet qeverisja dhe partia nga Kryeministri Edi Rama.
Në një takim të zhvilluar me mbështetësit e tij në qytetin e Fierit, Kokëdhima ka deklaruar se Partia Socialiste rrezikon të mos marrë as 60 deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit. Kokëdhima tha se ky rezultat do të vijë si pasojë e shkëputjes që ka ndodhur mes bazës së PS-së dhe qeverisjes socialiste në këto 4 vjet.
“Por edhe pse kjo është e vërtetë, ajo reduktohet e zvogëlohet çdo dy vjet. Në këtë rrugë që ecën, PS rrezikon që të prekë, në zgjedhjet e qershorit, pozitën e vet më të keqe historike. Ajo rrezikon të mos arrijë dot e vetme numrin 60 të deputetëve”, nënvizoi Kokëdhima.
Sipas tij, udhëheqja e PS-së është autokratike, forumet e saj nuk informohen, nuk diskutojnë e vendosin për asgjë kolegjialisht. “Grupi parlamentar, Asambleja Kombëtare dhe Kongresi kanë rënë plotësisht. Niveli i tyre, nga pikëpamja e funksionimit, debatit dhe respektimit të rregullave të partisë, është më i ulët edhe se niveli që kishte organizata e rinisë së Lapulecit në kohën e Enverit! Asnjë zhvillim i rëndësishëm nuk debatohet e vendoset në forumet e partisë. Këto forume përdoren vetëm për propagandë nga ministrat dhe kryetari”, -tha Kokëdhima.
Analiza e Kokëdhimës, ish deputet i PS vjen menjëherë pas deklaratës së aletait qeveirsës Ilir Meta se “nuk bëhem pjesë e koalicionit” sikur PS të fitojë 71 deputetë.