Kolegji zgjedhor ka shqyrtuar ankimimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim mbi anëtarin e tretë të komisioneve të numërimit të votave dhe të qendrave të votimit.
Kolegji ka vendosur të pranojë kërkesën e LSI për t’i dhënë numëruesin e tretë kësaj force politike.
Kërkesa e LSI u shqyrtua nga gjyqtarët Lindita Sinanaj, Gjin Gjoni, Tomor Skreli, Shkëlqim Mustafa dhe Sotiraq Lubonja. Relator i çështjes ishte Gjin Gjoni.
Përfaqësuesi ligjor i LSI-së, Ylli Manjani tha se me këtë vendim Kolegji Zgjedhor solli në shina procesin.
“ Kolegji Zgjedhor i ktheu këtë pjesë të procesit në shtratin ligjor, ky ishte detyra jonë dhe mandati jonë dhe për këtë jam i lumtur dhe i kënaqur që arritëm të motivojmë kërkesën tonë për të kthyer në shtratin ligjor pjesën e numërimit.
Këtu nuk është çështja se kush do ti shqyejë votat në partive politike, ligji thotë qartë: Partitë kanë barë që të propozojnë numërues për të bërë një shërbim publik. Ju them në emër të LSI që numëruesit që i takojnë LSI do të bëjnë detyrën publike si garant të numërimit të votës. Unë do t’ju ftoja të rrisni numrin e minutave dhe orëve në mbikëqyrje të KQZ, sepse me vendime të kësaj natyre procesi mund të hidhet në erë, pra mund të dalë nga shtrati ligjor. Vendimi që kishte marrë KQZ në mënyrë të njëanshme për shkak të marrëveshjes bilateriale për të ngatërruar partitë politike, këto janë kritere jo ligjore që nuk i interesojnë publikut. Publiku do siguri që vota do ti numërohet. Numëruesit e tretë për të numëruar këto vota do të jenë në krye të detyrës publike”, u shpreh Manjani para gazetarëve.
LSI u ankua në Kolegj, ndaj vendimit të KQZ, e cila vendosi të hënën e shkuar të ndajë me short mes kësaj force politike dhe PDIU-së anëtarët e komisioneve.
Veritas.com.al/