Kolegji Zgjedhor ka përmbysur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, (KQZ) dhe Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), duke njohur Partinë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha, forcë të parë opozitare dhe jo koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Kështu, Basha do të marrë më shumë anëtarë KZAZ-je se Berisha për zgjedhjet e pjesshme vendore në Kukës, që do të zhvillohen në 24 shtator.

Si në 14 maj, edhe në 24 shtator KQZ nuk pranoi të rregjistrojë PD-në në emër të Berishës, dhe Berisha, edhe pse e dinte rezultatin, nuk u dorëzohet në konsumimin e cdo hallke ligjore.

Lulzim Basha nuk ka kandidat për zgjedhjet në Kukës, ndërsa Berisha ka kandidatë Emri Vatën.