Nga: Veritas/

Trump ndaj Kinës:  “Shiko, unë po përdor të njëjtat taktika që ju përdorni. Ju përdorni Korenë e Veriut si një fuqi kundër nesh. Unë po përdor Japoninë si fuqi kundër jush”. “Epoka e durimit strategjik mori fund”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara që ndodhet për një vizitë 11 ditore, më e gjata në historinë e presidentëve amerikan në Azi, i është drejtuar Kinës, përmes vizitës së parë në Japoni.

Analistët perëndimorë po vërejnë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po përgatitet për mesazhin që do t’i dërgojë Kinës nga kjo vizitë.

Charlotte Davis, një nga analistet e gazetës amerikane ‘Express’ e lidh mesazhin e Trump ndaj Kinës me kërcënimet e Koresë së Veriut për ‘Luftë të Tretë Botërore”.

Koreja e veriut, shkruan Express ka kërcënuar disa herë për sulm bërthamor mbi Shtetet e Bashkuara dhe në përgjigje të kërcënimeve të Veriut, Shtetet e Bashkuara ka paralajmëruar për veprime ushtarake.

Në fjalimin e fundit, zoti Trump tha se Kina mund të përballet me ‘probleme të mëdha’ me aleatin e Shteteve të Bashkuara, Japoninë mbi kërcënimin e Koresë së Veriut për luftë.

Për herë të parë një president i Shteteve të Bashkuara e ndëshkon Kinën, pikërisht në brigjet e Kinës, për ndihmën ndaj Koresë së Veriut duke sfiduar edhe sanksionet e Kombeve të Bashkuara, dhe ky është presidenti Trump.

Analisti, Gordon Chang, autor i librit “Hijet bërthamore” tha se Fjalimi i Donald trump është një “paralajmërim ndaj Kinës” dhe ata duhet të kuptojnë se Trump do të bëjë “gjithçka të mundshme për të mbrojtur popullin Amerikan”.

Duke folur për  Fox News, ai tha se: “Ky është një ndryshim i politikës amerikane ku ne e përmbanim Japoninë.

“Tani që Trump po e bën këtë, po i thotë Kinës: “Shiko, unë po përdor të njëjtat taktika që ju përdorni. Ju përdorni Korenë e Veriut si një fuqi kundër nesh. Unë po përdor Japoninë si fuqi kundër jush”.

“Dhe unë mendoj se njerëzit në Pekin duhet të jenë mjaft nervoz në këto momente sepse ky është një ndryshim kaq monumental për ne”.

Presidenti Trump përsëriti mbështetjen ndaj Japonisë gjatë fjalimit të fundit dhe tha se aleati i Shteteve të Bashkuara është një”komb luftëtar”.

Ai tha se “I them Kinës dhe i them kujtdo që dëgjon, se  do të keni probleme të mëdha me Japoninë shumë shpejt nëse ia lejoni vetes që të vazhdojë të ndodhë kjo që po ndodh me Korenë e Veriut”.

Donald Trump dke folur mi Korenë e Veriut tha se “Epoka e durimit strategjik mbaroi!

Gjatë konferencës së shtypit në Tokyo, zoti Trump tha: “Disa thonë se retorika ime është shumë e fortë; por shikoni çfarë ndodhi me retorikën e dobët gjatë 25 vjetëve. Shikoni ku jemi sot”.

Veritas.com.al/