Komisioni Evropian ka vendosur sot që të japë ‘një dorë’ për shuarjen e zjarreve në Shqipëri.

Sipas vendimit të KE-së, Greqia do të dërgojë dy avionë shtesë në vendin tonë për të ndihmuar në luftën me zjarret.

Avionët nga Greqia do të kontribuojnë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Evropiane.

Deri tani në vendin tonë janë regjistruar mbi 600 vatra zjarri.

Zjarret më të fuqishëm ndodhen aktualisht në Qafën e Muzinës mes Gjirokastrës e Sarandës, në Vorë pranë Tiranës dhe disa vatra të tjera zjarri ku po luftohet me mijera njerëz he forca për shuarjen e tyre, prej disa ditësh.

Veritas.com.al/