Komisioni Hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Shqipërisë, në kuadër të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore” i ka dërguar një letër Ilir Metës, ku i kërkohet të dëshmojë më datë 9 shtator, ora 10:00.

Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Ulsi Manja ka ftuar kryetarin e shtetit të flasë mbi rrethanat e objektit të hetimit që ka nisur ndaj tij.

Më herët, përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka konfirmuar se do shkojë në kuvend në rast se e thërrasin.

Veritas.com.al/