Pas kërkesës së Partisë Socialiste, Komisioni i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë deputetet e Rithemelimit Albana Vokshit dhe Elda Hotit, pas kaosit të shkaktuar një ditë më parë në Kuvend.
Gjatë seancës së një dite me parë, Albana Vokshi nuk lejoi deputetin Arbi Agalliu që të fliste në foltore, ndërsa deputetja Elda Hoti i hoqi mikrofonin Arbi Agalliut.
Albana Vokshi bllokoi foltoren e Kuvendit, madje nuk lejoi Arbi Agalliun qe të flasë.
Kujtojmë që ky i fundit kishte kërkuar interpelance urgjente me Edi Ramën, por Lindita Nikolla i lejoi që kjo seancë llogaridhënie të behej me Elisa Spiropalin.
Po ashtu deputetja Elda Hoti i ka hequr të drejtën e fjalës Arbi Agalliut, i cili është pjesë e grupimit të Lulzim Bashës.
Agalliu nisi të flasë nga vendi, por demokratja Elda Hoti i ka hequr kartën e votimit, e cila për rrjedhojë i bllokoi edhe mikrofonin.
Gjatë seancës së kaluar u ndezën zhurmuesit, ndërkohë që opozita ka protestuar me pankarta në duar./m.j