Anëtarët e Forza Italia, PD dhe Leu nuk marrin pjesë në votimin në komision: për gazetarin 22 vota kundër 27 që e kanë kërkuar

Siç pritej, Marcello Foa nuk i ka votat e nevojshme në mënyrë që komisioni I Mbikqyrjes RAI të ratifikojë emërimin e tij si president, siç tregohet nga qeveria dhe miratuar dje nga bordi i administratoreve.

Emri i gazetarit kishte marre që prej fillimi “jo”-ne e së majtës – e cila e sulmon atë për pozicionet e tij – dhe të Forza Italia që në vend të kësaj kundërshton metodën e përdorur nga qeveria për ta zgjedhur atë dhe në veçanti faktin që aleati Matteo Salvini nuk u konsultua me te djathtët. Për këtë ne mëngjes anëtarët e Pd, Leu dhe FI në komision nuk morën pjesë në votim ne dallim nga Fratelli d’ Italia, të cilët kane votuar në favor.

Për Foa-n, pra u bënë vetëm 22 vota (dhe një skedë e bardhë), kundër 27 votave të nevojshme – dy të tretat e anëtarëve – për ratifikimin e nominimit.

“Metoda ishte e gabuar, kandidati u rrezua dhe prandaj duhet të ndryshohet”, shpjegon Maurizio Gasparri (FI). Nga ana tjetër, ngazëllehet demokrati Davide Faraone: “Në komisionin Rai kemi rrezuar Foa-n, një lajm i madh”, shkruan në Twitter. “Ka tashmë precedentë”, shton pastaj Federico Fornaro (Leu),.

“Ligji është i qartë, emërimi i presidentit te Cda është efektiv vetëm sipas mendimit të komisionit. Cda duhet të marrë parasysh rrëzimin dhe të emërojë një president tjetër. Të mos kërkohen truke “.

Referenca është mbi hipotezën se Foa mund të bëhet president gjithsesi, nga moment qe ai është anëtari më i vjetër i bordit të administratorëve.

Veritas.com.al/