Ish-kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci është ndarë papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare.
Haluci ndodhej në bjeshkët e Tropojës, ku kishte shkuar për të pushuar së bashku me familjen. Mëngjesin e sotëm, ai u kishte treguar familjarëve se nuk ndihej mirë dhe disa minuta më pas është gjetur pa shenja jete.
Vdekja e papritur ka shkaktuar tronditje te familjarët dhe të afërmit e tij. Rrethanat e sakta të ngjarjes dhe shkaku i vdekjes pritet të përcaktohen nga ekspertiza mjekoligjore dhe autoritetet përkatëse.
Skënder Haluci ka shërbyer si kryetar i Gjykatës së Vlorës gjatë karrierës së tij në sistemin e drejtësisë, teksa ishte larguar nga vettingu.
Komente