Për herë të parë në 40 vjet, Kongresi Amerikan po shqyrton autoritetin e Presidentit në nisjen e sulmeve bërthamore, raporton BBC.

Komiteti dëgjimor i Marrëdhënieve me Jashtë i Senatit titullohet ‘Autoriteti për Urdhrin e përdorimit të Armëve Bërthamore’.

Kryetari Republikan i panelit ka akuzuar presidentin Trump muajin e kaluar se po e fut Shtetet e Bashkuara “në rrugën e Luftës së Tretë Botërore”.

Në Gusht, zoti Trump pranoi të lëshojë “zjarr të furishëm si asnjëherë bota nuk e ka parë” mbi Korenë e Veriut nëse vazhdon të zgjerojë programin e armëve atomike.

Veritas.com.al/