Condotte SPA’ kompania që ndërtoi urën Morandi në Genova, e cila u shemb ditën e sotme, duke shkaktuar 35 viktima, dhe dhjetëra të plagosur, 6 muaj më parë u përfshi në një skandal korruptiv në Itali. Kështu më 13 mars të këtij viti presidenti i kompanisë, Duçio Astaldi bashkë me 5 zyrtarë të tjerë u prangosën për korrupsion, pasi u akuzuan për abuzime për ndërtimin e tre pjesëve të autostradës Sirakuza-Xhela. Por në Maj kompania firmosi një projekt në Tiranë prej 25 milionë euro.
Siç raportonin në atë kohë mediat italiane, 6 të arrestuarit u përfshinë në një hetim për ryshfet, ndërsa u zbulua se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave kishte kryer procedura fiktive, ndërsa fituesi ishte përcaktuar më herët.
Në një kohë kur sot partitë opozitare në Itali kanë kërkuar që përgjegjësit për tragjedinë në Genova të dalin para drejtësisë, kujtojmë se ‘Condotte SPA’ është një kompani që ka kryer dhjetëra vepra të mëdha në Itali.
Madje aktivitetin ajo e ka shtrirë edhe në Shqipëri edhe përmes një nënkompanie të saj, përkatësisht ‘Inso’. Kujtojmë se më 3 maj të këtij viti qeveria shqiptare firmosi një kontratë me kompaninë ‘INSO’ për ndërtimin e spitalit të ri 7 katësh në QSUT, me vlerë 25 milionë euro.
Spitali i ri i sëmundjeve të brendshme ka vlerën e 14.4 milionë euro, ndërsa marrëveshja në atë kohë u nënshkrua mes ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe drejtorit ekzekutiv të kompanisë ‘INSO’ Frabricio Puçareli. Kjo marrëveshje me qeverinë shqiptare është pasqyruar edhe në faqen zyrtare të kompanisë italiane ‘INSO’.
Balkanweb sot transmetoi edhe lajmin bashkë me foton në momentin e nënshkrimit te kontratës me spitalin “Nene Tereza”mnë 3 maj 2018/
Veritas.com.al/