Njoftimi i shitjes sw kopanisw ‘Telekom Albania’ është bërë publik nga kompania greke OTE, pjesë e grupit Deutsche Telekom, e cila kontrollon kompaninë shqiptare Telekom Albania.
Kompania do të kalojë në pronësi të kompanisë bullgare “Albania Telecom Invest AD”, e cila drejtohet nga zoti Spas Roussev, i cili zotëron shumicën e aksioneve të operatorit të telekomunikacionit Bullgar, Vivacom, dhe Z. Elvin Guri, Investitor Shqiptaro – Bullgar.
Presidenti dhe njëherazi Drejtori Ekzekutiv i OTE Z. Michael Tsamaz, theksoi: “Shitja e Telekom Albania përmbyll investimin e suksesshëm të grupit OTE në Shqipëri. Është një vendim strategjik i Grupit OTE i cili po ri dimensionon prioritetet dhe planet afatgjata të zhvillimit, në mënyrë që të krijojë vlerë të shtuar për aksionarët dhe të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm”.
Tsamaz falënderoi stafin manaxhues dhe të gjithë punonjësit e Telekom për arritjet e kompanisë deri më sot dhe për bashkëpunimin me Grupin OTE.
“Blerja e kompanisë nga një grup i fuqishëm investitorësh garanton rritjen e kompanisë dhe kushtet për fuqizimin e saj në tregun vendas” u shpreh më tej Zoti Tsamaz
Mësohet se kjo marrëveshje ka hyrë në fazën e saj finale për të vijuar me aprovimin administrativ të autoriteteve lokale dhe financiare, procedura përmbyllëse të cilat priten të përfundojnë në gjysmën e parë të vitit 2019.
Veritas.com.al/