
Paraditen e së premtes, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) janë paraqitur personat të cilët kanë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, në lidhje me hetimet për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.
Arben Gjata, Pertef Mersini, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi janë parë jashtë ambienteve të SPAK-ut.
GjKKO ka caktuar për ta masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe duhet të paraqiten të premten e parë dhe të premten e fundit të çdo muaji.

Mes tetë personave të akuzuar për koncensionin e sterilizimit, janë edhe ish zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmeni që fitoi tenderin për koncesionin e sterilizmit, Ilir Rrapaj, ndaj të cilëve është dhënë masa arrest me burg.
Të dy u arrestuan me urdhër të SPAK për koncesionin me vlerë 100 milionë euro.