Në drejtimin e Kryetarit, Niko Peleshi u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Mbledhja shqyrtoi kërkesën e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, për zhvillimin e një “mocioni me debat mbi prioritetet e shpallura të qeverisë në programin politik të saj, si dhe ndërhyrjen e krimit të organizuar në jetën publike të vendit.”

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi bëri me dije gjatë mbledhjes se është depozituar edhe një kërkesë nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, për mocion me debat me qëllim final miratimin e një rezolute për njohjen e genocidit serb në Kosovë.

Pas diskutimeve, kryetarët e grupeve parlamentare nuk ranë dakord për zhvillimin e mocioneve. Të dyja çështjet i kaluan seancës plenare.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *