Gjykata e Posaçme ka konfiskuar 9 pasuri të Viton Bibës dhe familjarëve të tij.

Pasuritë sipas Prokurorisë së Posaçme janë vendosur në sekuestro, pasi personi që është pronar është dënuar në vitin 2011 për trafikim të lëndëve narkotike në shtetin Italian

Ky shtetas dyshohet se i ka siguruar këto pasuri përmes aktivitetit kriminal. Më pas ka rezultuar se një numër i madh i këtyre pasurive kanë qenë dhe në emër të familjarëve  të tij. Një prej familjarëve po ashtu ka qenë i dënuar.

Pjesa më e madhe e pasurive janë në Tiranë. Pasuritë tanimë janë konfiskuar dhe kanë kaluar për llogari të shtetit, raportoi gazetari i ABC  News, Ermal Vija.

Bëhet fjalë për pasuri, vlera e të cilave shkon disa milion euro. Pasuritë janë apartamente dhe tokë.