Olivera NIKOLIC dhe Sally MAIRS
ostrog (Mali i Zi) (AFP) – Ngjeshur në një faqe shkëmbi në zemër të Malit të Zi, manastiri Ostrog mirëpret pelegrinët Ortodoksë në shenjtërinë e tij të qetë, mbi një pamje kodrash varg dhe fshatrash të vogla.
Por ambienti paqësor përgënjeshtron trazirën fetare që ka ndarë shtetin e vogël Ballkanik nën të.
Priftërinjtë dhe ndjekësit e tyre kanë dalë në rrugë për javë të tëra, duke akuzuar qeverinë se planifikoi të vidhte reliket e tyre të shenjta dhe pasuritë e bukura përmes një ligji të ri që mund të shndërronte shumë nga kishat e tyre, përfshirë Ostrogun, në pronë shtetërore.
Megjithatë, qeveria këmbëngul se vetem po përpiqet të pretendojë çfarë është me të drejtë Malazeze:qindra manastire që ende drejtohen nga Kisha Ortodokse Serbe (SPC), edhe pse Mali i Zi shpalli pavarësinë nga Serbia në 2006.
Polemika ka nxjerrë në sipërfaqe debate të ndjeshme për identitetin, kombësinë dhe fenë në Mal të Zi, një vend i vogël me 620,000 banorë midis maleve të thyer dhe detit Adriatik.
Presidenti Milo Djukanovic, i cili udhëhoqi ndarjen e Malit të Zi nga Serbia, thotë se ndikimi i vazhdueshëm i kishës Serbe po dëmton pavarësinë 14-vjeçare të vendit të tij.
Por përfshirja e qeverisë në çështjet fetare ka zemëruar klerin dhe shumë besimtarë në një vend ku gati tre të katërtat ndjekin besimin Ortodoks.
Lart në sallat e Ostrogut, Ati Jovan Radoviç shpreh frikën se qeveria dëshiron të ndalojë paratë e lëna nga qindra mijëra pelegrinë që vizitojnë manastirin popullor për fuqitë e tij të supozuara shëruese.
“Ne mendojmë se është diçka politike dhe diçka që lidhet me paratë që kalojnë këtu,” tha ai për ligjin e ri të miratuar në fund të dhjetorit.
– Dy kisha –
Sipas legjislacionit, bashkësitë fetare duhet të dëshmojnë pronësinë e pronave nga para vitit 1918 në mënyrë që t’i ruajnë ato. Pjesa tjetër do ti shkojë shtetit.
Një frikë thelbësore e klerit SPC është se qeveria planifikon të transferojë vendet e tyre të shenjta në një Kishë Ortodokse të pavarur në Mal të Zi që nuk do t’i përgjigjet Beogradit.
“Problemi i parë me ligjin është se një president i një vendi që nuk është pagëzuar do të krijojë një kishë të re,” tha At Radoviç nga Ostrogu. “Eshtë e pabesueshme”.
Presidenti Gjukanoviç është i hapur për dëshirën e tij për të ndërtuar një Kishë Autonome Ortodokse në Mal të Zi – e ngjashme me ndarjen e Ukrainës nga Rusia.
Në realitet, megjithatë, ai ka një rrugë të gjatë për të bërë.
Një kishë e pavarur Malazeze u shpall në vitet 1990, por ajo ende është e dobet në krahasim me vëllanë e saj të madh Serb.
Ajo ka vetëm 40 vende adhurimi dhe jo më shumë se 20 priftërinj, krahasuar me 650 kishat e SPC në tokën Malazeze.
Kisha Malazeze gjithashtu nuk është njohur nga qendrat më të mëdha të pushtetit Ortodoks në botë, duke krijuar një boshllek ne besueshmërinë e saj.
Por udhëheqësi i saj 82-vjeçar, Peshkopi Mihajlo Dedeic, shpreson se ligji i ri do të jetë “pozitiv” për vathën e tij.
Me rrobën e gjate dhe mjekër të bardhë e të mprehtë,Peshkopi i afërt punon në një shtëpi modeste në qytetin qendror të Cetinjes, ku SPC gjithashtu ka bazën e degës së saj të Malit të Zi në një manastir të madh të gurtë përgjatë rrugës.
“Me kthimin e manastireve dhe kishave shtetit te Malit të Zi,ne do të vendosim disa rrugë të tjera për të dy kishat Ortodokse për të zgjidhur çështjet e pronës”, tha Dedeic për AFP, duke thënë se shpresonte që të arrihej një “kompromis” që të dy kishat të mund të ndanin shtëpitë e adhurimit.
– ‘Koncept mjaft i ri’ –
Si shumë mosmarrëveshje në Ballkan,rivaliteti i kishës shtrihet shumë herët në histori.
Në këtë rast, është një mosmarrëveshje për statusin e besimit Ortodoks, një shekull më parë.
A kishte ndonjë kishë autonome Malazeze para vitit 1918, kur vendi u bashkua me Serbinë?
Apo ka qenë kisha atje gjithmonë një shtrirje e Kishës Ortodokse Serbe, siç këmbëngul kleri i SPC?
“Për të qenë të sinqertë nuk ka asnjë mënyrë që ta përcaktojmë këtë,” tha Emil Hilton Saggau, një student i doktoraturës në Universitetin e Kopenhagenit që ka hulumtuar temën gjerësisht.
“Koncepti i kombësisë dhe pavarësia e kishës është një ide krejtesisht e re,” tha ai.
Sidoqoftë, sot, debatet për identitetin kombëtar janë në qender te skenës,duke krijuar ndarje të mprehta në një vend ku rreth një e treta e popullsisë identifikohet si serbe.
Dhjetëra mijëra e kanë bërë të njohur zemërimin e tyre në protestat e përjavshme të udhëhequra nga kisha që kur ligji u miratua në dhjetor.
Por të tjerët mendojnë se drejtësia u vu përfundimisht.
“Të gjitha kishat në Mal të Zi janë Malazeze,” thotë e dëshpëruar Ljubica Marinovic,një qytetare në Cetinjë.
“Ne nuk po shkojmë në vendet e tjera të marrim kishat e tyre”.
VERITAS.COM.AL