(FOTO: Hebrej ortodoksë në anën perëndimore të Murit, Jerusalem)
-Legjislacioni kërkon që të ngrihen fondet e Departamentit të Shtetit deri sa të lëvizet ambasada e Shteteve të Bashkuara-
Një delegacion i senatorëve Republikan po bën hapa përpara në përpjekje për të ngrirë disa fonde të Departamentit të Shtetit derisa ambasada e Shteteve të Bashkuara e Izraelit të lëvizë drejt Jerusalemit- sipas legjislacionit të ri.
Legjislacioni ka ardhur ndërkohë kur administrata e Obamës vazhdon të përballet me kritika të gjithanshme mbi prapaskenat për miratimin e rezolutës anti- Izrael në Këshillin e Sigurimit të UN.
Administrata Obama, si edhe administrata e mëparshme, nuk e njohën Jeruzalemin zyrtarisht si kryeqytet të Izraelit dhe kanë punuar për t’i penguar përpjekjet që të transferohet aty ambasada e Shteteve të Bashkuara.
Ndërsa Kongresi fillimisht miratoi legjislacionin për transferimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Jerusalem në vitin 1995, një projektligj i ri kërcënoi se do t’i presë fondet e Departamentit të shtetit në qoftë se do të ndodhte transferimi.
Përpjekjet legjislative po drejtohen nga Senatorët Ted Cruz (R., Texas), Marco Rubio (R., Fla.), dhe Dean Heller (R., Nev.), dy prej të cilëve ishin kandidatë për presidentë të SHBA; dhe të gjithë po mbështesin përpjekjet e administratës së ardhshme Trump për transferimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Jerusalem, pas shumë vitesh debate.
/Veritas.com.al/