Më 6 nëntor, Amerika do të japë pëlqimin  për administratën Trump me një votim në zgjedhjet afatmesme për të formuar Dhomën e Përfaqësuesve të re dhe për të rinovuar një të tretën e anëtarëve të Senatit

Nga: Manuel Glauco Matetich 

A do të mbahet administrata e Trump? Kjo është pyetja që në keto ditët e fundit është duke bërë te cmenden bookmakers –at e mbarë botës.

Në fakt, mungon fiks një muaj nga zgjedhjet e ardhshme afatmesme amerikane,që do të mbledhin nivelin e kënaqshmerise të qytetarëve amerikanë mbi punën e bërë nga qeveria e udhëhequr nga Presidenti Donald Trump.

Dy vjet pas fitores elektorale të Shtëpisë së Bardhë, njeriu më i fuqishëm por dhe më i kontestuari,në botë do të marrë reagimet mbi ekzekutivin e tij me votën që amerikanët do të shprehin më 6 nëntor. Në fakt, votimiet e gjysmë mandatit në Shtetet e Bashkuara do të zgjedhin 435 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe një të tretën e 100 anëtarëve të Senatit, degë institucionale me fuqi legjislative që së bashku formojnë Kongresin Amerikan.

Vota e amerikanëve për Kongresin nuk do ta trondisë presidencën e Trump, por do të jetë një tregues i qartë i drejtimit politik dhe ekonomik të vendit, veçanërisht në lidhje me preferencat elektorale për zgjedhjet presidenciale në vitin 2020. “Nuk jam në balotazh”, ka deklaruar The Donald gjatë një faze te fushatës elektorale republikane në shtetin e Misisipit. “Por jam në votim (në një fare menyre) sepse është edhe një referendum për mua” … janë në fakt “zgjedhjet më të rëndësishme parlamentare të jetës sonë”.

Beteja e vërtetë është pra ndërmjet republikanëve dhe demokratëve. Keta te fundit do të duhet të përpiqen të marrin sa më shumë pëlqime që të jetë e mundur, në mënyrë që të fitojnë 23 vende për të marrë në posedim Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa në Senat demokrateve do tju nevojiten 2 vende për të pasur shumicën. Deri më sot, në fakt, partia republikane mban shumicën e vendeve në Kongres, me 240 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 52 në Senat. Pragu i maxhorancës për çdo formacion politik është vendosur në kuoten 218 vende për Dhomën dhe 51 për Senatin.

Parashikimet e sondazheve japin per favorite republikanët, duke nënvizuar se si opinioni publik është i kënaqur me punën e bërë nga administrata në detyrë, falë edhe rezultateve të fundit të arritura në frontin e emigracionit (me një reduktim të forte të emigrantëve të paligjshëm që nga data e zgjedhjes së saj ), të ekonomisë kombëtare (+ 4.2% të PBB-së në tremujorin e dytë të vitit 2018) dhe të rënies së fortë të papunësisë (nga 4.9%regjistruar  në tetor 2016 në 3.7% në tetor 2018).

Përkundër kësaj, beteja politike vazhdon.Shumë gazeta të politizuara raportojnë për shembull rënien e konsensit të Trump në sondazhet në favor të demokratëve. Ndër kundërshtarët politikë më agresorë kundër Trump eshte pa asnje dyshim Michael Bloomberg, i gatshëm për t’u bërë president i ri i yjeve dhe vijave për dy vjet me mbështetjen e partisë demokratike, e cila përmes kanaleve të saj të informacionit vazhdon të diskreditojë figurën e The Donald dhe disfaten e republikanëve në zgjedhjet e gjysem mandatit për Kongresin.

 

Veritas.com.al/