Kryeministri Rama ndodhet në finalen e garës ndërkombëtare për Parkun e Besimit, një ide që mbledh në Tiranë 12 finalistë nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda, Italia, për të prezantuar propozimet e tyre për parkun e ri unikal të Tiranës.

“Me shpresë së shpejti do të kemi mundësi të çelim këtë hapësirë për aktivitete të ndryshme dhe njerëz krijues. Po nisim të mendojmë në formë konkrete për dhjetëra projekte në zonën përreth. Ky është shumë më tepër se ndryshimi i një hapësire, është një transformim dhe nuk ka të bëj me fshirjen e së shkuarës. Parku i Besimit nuk është simbol i fesë, është një faltore adhurimi që nuk bën pyetje në çfarë besoni, por ju fton të vini dhe të mrekulloheni.

Këto pemë nuk u zgjodhën për bukuri, por qëndruan në hije të besimit dhe u kthyen në strehë për mëshirë etj. Kurani thotë se ai rrit bimësinë për kafshët, si dhe pemët dhe bimët për tu kujdesur për njerëzit. Ky park nuk është aspak një muze besimi, është një skrupturë e gjallë. Është një park që mbërthen besime e përkatësi, dhe në përmasat e vete modeste, ofron një vend ku askush nuk pyetet në çfarë ane qëndron.”

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *