Parlamentarët konservator të Britanisë po votojnë në këto momente nëse Theresa May do të qëndrojë si liderë e tyre. Rezultati i votimit pritet të shpallet pas orës 20:00 GMT.

Kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar, May, bëri apelin e fundit për mbështetje gjatë një takimi emocional me kolegët e saj në Parlament.

Ajo u tha se se nuk do ta udhëheqë partinë ( Konservatore) drejt zgjedhjeve të planifikuara për vitin 2022- por kërkon të qëndrojë për të ofruar marrëveshjen e saj mbi Brexit.

Ajo përballet me një votëbesim brenda lidershipit të saj, pasi 48 Parlamentarë konservator bënë thirrje për votëbesim.

Veritas.com.al/