Kontrolle ‘ blic’  janë kryer mëngjesin e sotëm nga forcat e policisë në banesat e tre gjyqtarëve që zbutën dënimin për Dritan Dajtin në Apelin e Krimeve të Rënda.

Kontrollet janë kryer nga forcat speciale të policisë pas lëshimit të urdhrave të kontrollit nga Gjykata e krimeve të Rënda.

Sipas policisë, kontrollet vijnë pas informacionit se gjyqtarët kanë abuzuar me detyrën dhe kanë dhënë vendim në kundërshtim me ligjin, në favor të Dritan Dajtit. Petrit Aliaj, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli janë gjyqtarët të cilëve po i kontrollohen banesat.

Njërit prej gjyqtarëve që shpëtoi Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm i janë gjetur në shtëpinë që ka në Tiranë një shumë prej 20 000 eurosh.

Gjyqtari Skënder Damini ka edhe një banesë tjetër në Vlorë.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar, për Dajtin, i cili ishte dënuar me burg përjetë duke e dënuar me 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve në gusht të vitit 2009.

Veritas.com.al/