Prokuroria e Tiranës merr si të pandehur Ervin Muçën, ish-drejtorin e IT në Policinë e Shtetit. Ai akuzohet për ndërhyrje të paautorizuar në sistemet kompjuterike, rast i lidhur me kopjimin e të dhënave në sistemin TIMS.

Çështja ndaj tij është veçuar nga Prokuroria për shkak se kanë përfunduar afatet e hetimit, ndërsa organi i akuzës po heton persona të tjerë për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ndërkohë Ervin Muhamed është hetuar me masë sigurie arrest në shtëpi.

Ervin Muça, akuzohet për ndërhyrje të paautorizuar në sistemin TIMS, duke nxjerrë të dhëna sensitive. Ai ka pretenduar se veprimet e tij ishin për të krijuar një back-up të sistemit. Gjatë hetimit, Muça dyshohet se ka përdorur kodet e një punonjësi tjetër dhe ka qenë i shoqëruar nga një person i paautorizuar. Prokuroria po heton gjithashtu për presion ndaj vartësve të tij për të realizuar veprimin. (A2 Televizion)

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *