Kopshti “Diren” i Anjeza Shabanit, edukatores dhe administratores që u filmua duke ushtruar dhunë barbare ndaj një fëmije 3 vjeç kishte 3 muaj që nuk ishte inspektuar.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, që ka për detyrë të kryejë inspektimet, nuk i kishte dërguar kontrollet. Drejtues të ministrisë e justifikojnë mungesën e inspektimeve me mungesën e stafit për të kontrolluar shpesh çerdhet, kopshtet e shkollat private.
Mungesa e kontrolleve të vazhdueshme në këto institucione shihet si një ndër shkaqet e degradimit të tyre në fenomene të ngjashëm me atë që u zbulua në kopshtin e Anjeza Shabanit.