Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se Shqipëria është një nga aleatet më të mira të BE.Gjatë fjalës së tij ai ka përshëndetur rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe “grushtin” e fortë që i dha Rusisë lidhur me agresionin ndaj Ukrainës.

“Shqipëria e ka treguar qartë që është një nga partnerët më të besueshëm të BE, politikat e Shqipërisë janë 100% në përputhej me politikën e BE, në këtë kohë sprove Shqipëria ka konfirmuar angazhimin e saj për rendin dhe sigurinë ndërkombëtare. Shqipëria është anëtare e NATO, por përtej kësaj Shqipëria është ofruese e sigurisë dhe ju jam mirënjohës për kontributin tuaj në operacionet e ndryshme në botë. Është shumë i rëndësishëm dhe ka ndodhur shumë përpara luftës

Duhet rritur siguria kibernetike për të luftuar kundër dezinfomimi, burime të reja për të rritur sigurinë dhe mbrojtjen në rajon Të qenit bashkë është më e rëndësishme”, u shpreh ai.