Një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Bulgarec të Korçës. Gëzim Vija, 78-vjeçar është gjetur paraditen e kësaj të mërkure pa shenja jete nga fqinjët e vet.

Jashtë kamerave, këta të fundit thonë se kanë parë dritaren e baneses së të moshuarit që ishte e thyer dhe kanë hyrë menjëherë brenda banesës, ku kanë gjetur këtë të fundit të vdekur.

Menjëherë është lajmëruar Policia e Korçës, të cilët kanë bërë të mundur këqyrjen e trupit të të ndjerit. Nga hetimet paraprake në trupin e të moshuarit dallohen shenja dhune, nga të cilat është ngritur pista se mund të ketë ardhur vdekja e 78-vjeçarit.

Më konkretisht dyshohet se i ndjeri është goditur me  levë.

Policia e Korçës po heton pistën e grabitjes, për shkak të dëmtimit të dritares dhe mungesës së një shume parash dhe orendish në banesë.

Pritet që trupi të dërgohet në morg për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa policia po këqyr kamerat përreth lagjes, për të mbledhur gjithë provat e mundshme.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *