Ish presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye është dënuar me 24 vjet burgim pasi u gjet fajtore në abuzimin me pushtetin.
Vendimi i Gjykatës është publikuar ‘live’ në televizione gjë që paraqet një pikë kulminannte të skandalit në vend, duke shkaktuar zemërim në radhët e politikës dhe të elitës ekonomike.
Zonja Park, e cila ishte gjobitur gjithahstu me 18 miliardë ëon ( 12 milion euro) u përball me një varg akuzash për korrupsion.
Ish- presidentja nuk ndodhej në sallën e Gjyqit ditën e premte kur u dha vendimi.
Ajo e ka bojkotuar gjyqin dhe e ka akuzuar gjykatën për qëndrime të njëanshem kundër saj.
Lejimi nga autoritetet që vendimi gjyqësor i të premtes të gtransmetohej ‘live’ është i pa porecedent, por ata thanë se kjo u bë për shkak të një çështjeje të jashtëzakonshme të interesit publik.
Veritas.com.al/