( FOTO: Baza Ushtarake Amerikane zë rreth një të katërtën e ishullit Guam)/

Koreja e Veriut thotë se ka plan që të të sulmojë së shpejti ishullin Guam të Amerikës me katër raketa, sa kohë që lufta e fjalëve me Uashintonin po intensifikohet.

Media shtetërore thotë se raketat Hëasong-12 mund të kalojnë mbi Japoni dhe të bien në det rreth 30 km (17 milje) afër ishullit Guam. Ky plan lufte pret aprovimin e Kim Jong-un.

Koreja denoncon paralajmërimin e Donald Trump të sulmit “me zjarr të furishëm” dhe thotë se lideri i Shteteve të Bashkuara është “i pa arsyeshëm”.

Shtetet e Bashkuara ka paralajmëruar Korenë e Veriut se veprimet e saj mund të çojnë në përmbysjen e regjimit.

Gazetari i BBC që ndodhet në Guam, Rupert Wingfield-Hayes, thotë se ka një sens që Koreja e Veriut po bën retorikë lufte; por shumica mendojnë se sikur Koreja e Veriut të sulmojë vërtet me raketa, atëherë kjo do të ishte vetëvrasje për regjimi korean.

Veritas.com.al/