Koreja e Veriut thotë se nuk do t’i fillojë bisedimet me Jugun derisa çështjet mes dy vendeve të jenë zgjidhur.
Shefi i negociatorëve të Veriut nuk pranoi autoritetet e Jugut, duke i quajtur “jo- kompetentë” dhe të pakuptimtë. Pheniani është i inatosur për shkak të vazhdimit të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake SHBA- Kore e Jugut.
Bisedimet e planifikuara mes presidentit Donald Trump dhe liderit koreano- verior Kim Jong-un janë vënë në pikëpyetje.
Koreja e Jugut është ofruar që të veprojë si urë mes dy anëve.
Por tani pas deklaratës së Koresë së Veriut gjërat duket se nuk do të vazhdojnë mirë.
Veritas.com.al/