Raketa e lëshuar nga Korea e Veriut ka dështuar- sipas zyrtarëve të mbrojtjes së Koresë së Jugut. Por është akoma e paqartë sa copë raketa u lëshua, ose për çfarë po testohen, saktësisht.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se raketa e lëshuar shpërtheu brenda pak sekondave pasi u lëshua. Kombet e Bashkuara e kanë ndaluar Korenë që të lëshojë raketa ose edhe të bëjë prova raketore.
Në fillim të këtij muaji, Veriu lëshoi katër raketa që fluturuan rreth 1000 km )620 milje) duke rënë në ujërat Japoneze.
/Veritas.com.al/