Koreja e Veriut ka filluar përgatitjet për të ashtuquajturën  “Dita e Diellit”- një festë e dedikuar për liderin komunist Kim Il-Sung. Pamjet nga sateliti lënë për të kuptuar se mes festimeve mund të përfshihet edhe prova e gjashtë bërthamore, e cila mund të arrijë në një pikë të nxehtë e të stuhishme në marrëdhëniet mes Pyongyang dhe mikut të saj të afërt, Kina.

/Veritas.com.al/