Koreja e Veriut ka larguar nga posti tre zyrtarët më të lartë të Ushtrisë, sipas një zyrtari të Shteteve të Bashkuara, një lëvizje që sipas analistëve që u prononcuan ditën e hënë është mbështetur nga lideri i ri i Koresë së Veriut me qëllim që t’i japë një shtysë përpara zhvillimit ekonomik dhe ta angazhojë vendin me botën e zhvilluar.
Kim Jong Un po përgatit një samit të nivelit të lartë me presidentin e Shteteve të Bashkuara në Singapor, në 12 qershor, i pari takim i këtij lloji mes liderit të Koresë së Veriut dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara.
Zyrtari i Shteteve të Bashkuara, i cili foli ditën e Diele në kushte anonimati, ka komentuar për agjencinë e lajmeve të Koresë së Veriut, Yonhap se të tre këta zyrtarë të lartë të ushtrisë së Koresë së Veriut besohet se janë zëvendësuar.
Motivacioni i Kim mbetet i pa qartë, por analistët thonë se shkundja e nivelit të lartë të Ushtrisë i jep të drejtën atij dhe partisë në pushtet që të ushtrojë kontroll më të rreptë mbi Ushtrinë e Popullit (KPA) në këtë kohë kaq kritike të zhvillimeve ndërkombëtare dhe të brendshme.
Veritas.com.al/