Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un vëzhgoi testin e suksesshëm të një arme “taktike ultramoderne të sapokrijuar”, njoftoi media e shtetit, të premten, në një përpjekje të dukshme për të aplikuar presione mbi Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut në mes të një diplomacie të bllokuar bërthamore…

Nuk duket të jetë një pajisje bërthamore ose një raketë me rreze të gjatë që synon SHBA kontinentale, një seri e te cilave vitin e kaluar kishte shumë qe kishin frikë nga lufta përpara se Veriu të kthehej në angazhim dhe diplomaci në fillim të këtij viti.

Gjithsesi, çdo përmendje e testimit të armëve mund të ndikojë në drejtimin e diplomacisë aktualisht të ngecur midis Uashingtonit dhe Phenianit që synon të shpëtojë Veriun nga armët e tij bërthamore.

Veritas.com.al/