Shkencëtarët nga Instituti i Kërkimeve Scripps në Florida kanë publikuar një studim, ende të pabotuar, i cili tregon një mutacion të mundshëm sinjifikativ dhe me ndikim jo mbi virulencën, por mbi transmetueshmërinë e koronavirusit.

Bëhet fjale, shkruan Corriere della Sera, për  një gjen për proteinën Spike “D614G”, e bërë tashmë e njohur nga grupe të tjera kërkimore.

Studiuesit treguan se ky mutacion pati efektin e rritjes së ndjeshme të numrit të pikut në sipërfaqen e virusit.

Kërkimet zbuluan gjithashtu se mutacioni është pothuajse 10 herë më infektiv në një mjedis laboratorik sesa ne hallkat e tjera.

VERITAS.COM.AL