Kur kërkuan ‘rrënjët’ e një lirimi të shpejtë nga burgu të vrasësit Fadil Kasemi që vrau gruan, gjyqtaren Fildes Hafizi, gishti shkoi edhe të gjykatësi i Gjykatës së Kavajës, Luan Lusha. Ky si kryesues i grupit, bashkë me dy gjykatës të tjerë, formuan trupin gjykues që i dhanë lirinë Fadil Kasemit i cili tentoi të vrasë zonjën Hafizi para syve të fëmijëve në plazhin e Golemit, dy vjet të kaluara; dhe që e vrau këtë verë në Tiranë.
Vrasësi i mbetur në tentativë doli shpejt nga burgu.
Por sot zbulohet se një nga përfituesit e tokave të grabitura me dokumente gjyqësore false në Spille e për të clën u burgosën disa punonjës hipoteke, është edhe gjyqtari Luan Lusha. Me siguri ai ka ‘kontribut’ edhe në vendimet false gjyqësore, ose është shpërblyer edhe për vendimin absurd të lirimit nga burgu të vrasësit të gjyqtares.
Por duke parë listën e përfituesve nga tokat e grabitura të Spillesë, bie në sy se kanë përfituar faktorë të mëdhenj, e që mund të kenë krime pas tyre.
Ndër ta është ish- kryebashkiaku i përfolur deri edhe nga ambasadori i SHBA, si një i inkriminuar, Elvis Roshi. Përfitues është edhe Gentian Daja- ish nënprefekt i Tiranës, tani i ndaluar nga policia, si dhe Gentian Daja- kryetar i PS Kavajë.
A do të arrestohen edhe përfituesit që ndodhen ende të lirë?
Veritas.com.al/