Koment: Veritas/

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç tha se një zgjidhje për “nyjën e Kosovës” mund të vijë përmes organizimit të një konference ndërkombëtare.

“Si parakusht për një gjë të tillë do të ishte që qëndrimet e të dy palëve të përafroheshin, meqë, sikundër dihet, janë ende larg njërit-tjetrit” – deklaroi Dacic për mediat serbe.

Referuar deklaratave të ministrit Daçiç, mediat në Serbi shkruajnë se organizimi i një konference ndërkombëtare për zgjidhjen e problemit të kufirit mes Kosovës e Serbisë, mund të quhet një ‘Dayton 2’, konferencë e cila do të mbahet në muajit maj 2019, sipas Daçiç.

Kreu i diplomacisë serbe tha se korrigjimi i kufijve do të ishte çështja e vetme e kufijve në axhendë në rastin e një Dayton 2.

Marrëveshja e Dejtonit e Nëntorit 1995, e kryesuar nga fuqitë e mëdha, kishte për qëllim zgjidhjen e konflikteve të përgjakshme në Federatën e Bosnjë Hercegovinës dhe Republika Srbska. Në marrëveshje u vendos që gjykata e Lartë e Bosnjës të anulojë të gjitha vendimet e deri atëhershme dhe të konsiderojë vetëm vendimet që merren pas Marrëveshjes së Dejton.

Me sa kuptohet nga deklarata e zotit Daçiç, qëllimi i iniciativës Thaçi- Vuçiç për shkëmbimin e territoreve është vënia edhe një herë në tryezë e ekzistencës së ligjeve mbi Kosovën dhe mbi pavarësinë e këtij shteti. Paralelja me Dejton- 1, sipas Daçiç, në situatat e reja, ka vetëm këtë kuptim.

Veritas.com.al/