(FOTO: Fragment nga permendore e Adem Jasharit)/
Kosovapress është agjenci lajmesh në Kosovë që ka lindur bashkë me Luftën e Kosovës, me UÇK-në dhe për një periudhë kohe ishte quajtur edhe si zëdhënëse e Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë. Aktualisht Kosvapress operon si një agjenci me mjete moderne të transmetimit dhe renditet ndër më të lexuarat në Kosovë.
Sot ajo transmeton:
Ish-gjenerali serb, Stevan Gjuroviq, tregoi se sa spiunë kishin dhe sa herë ata kishin mundur ta vrisnin Adem Jasharin.
Gjenerali serb në intervistën për emisionin “Vo Centar” të Alsat-M, ka folur gjerë e gjatë për luftën e forcave serbe në Kosovë dhe prapaskenat.
Ai thotë se ka qenë në shërbim për shumë vite në Kosovë. Gjenerali serb ka shpjeguar detaje të luftimeve të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë kundër UÇK-së. Gjenerali ka folur për shumë detaje dhe vizita të ndërkombëtarëve, veçmas ndërmjetësimit të Richard Holbrooke, misionit verifikues OSBE, respektivisht shefit të misionit, William Wallker.
(FOTO: Gjenerali serb Stevan Gjurovic)/
Ai ka folur për betejat me UÇK-në dhe detaje tjera, veçmas është ndalur në vrasjen e komandantit të UÇK-së, Adem Jasharit. ”Ne ishim në dijeni për çdo hap që bënte komandanti i shqiptarëve, Adem Jashari, pasi ne kishim spiune brenda dhe për këtë arsye ne dinim çdo gjë rreth tij se ku po shkonte e çka po bënte”, tha ai.
Ai gjithashtu theksoi se në kohën e paraluftës dhe të pasluftës ishin shumë spiunë shqiptarë, të cilët e kishin shitur veten kombin e tyre për ca mijëra euro. Me tej ai tregoi se ata mund ta kishin vrarë Adem Jasharin kur të donin dhe ku te donin.
Madje mund ta zinin edhe të gjallë, pasi spiunët e informonin atë në çdo kohë.
Mirëpo, ai tregoi edhe pse u masakrua familja Jashari. “Ne mund ta vritnim Adem Jasharin kudo dhe kurdo, madje edhe mund ta zinim edhe te gjallë. Mirëpo, ne i vramë familjen për t’i dërguar një mesazh ndërkombëtarëve”, tha ai. Ai tregoi se 3 spiunë ishin të afërm të Adem Jasharit, por nuk i përmend me emra. Ndërsa, si spiuni më i madh tha që ishte një ish-ministër.
“’Ministri’ na informonte për çdo gjë. Madje edhe për detajet më të vogla, pasi ne ia mbushnim xhepin plot me para të thata. Atij, të themi,-i pëlqenin shumë paratë”, tha gjenerali serb.
/Veritas.com.al/