Zyrtarët gjerman thanë se gjykata federale ka mbështetur deportimet e planifikuara të dy ekstremistëve Islamik të njohur si të tillë; edhe pse ata kishin lindur në Gjermani dhe se nuk ka prova se kanë kryer sulme serioze.

Të dy këta, një Algjerian dhe një Nigerian, emrat e të cilëve nuk bëhen të njohur, ishin ndaluar muajin e kaluar në Goettingen gjatë një hetimi mbi një plan të dyshuar për sulme.

Guvernatori i shtetit Lower Saxony urdhëroi depërtimin e tyre dhe tha të Martën pasdite se të dy burrat do të depërtohen para Pashkëve pasi Gjykata Federale hodhi poshtë ankimet mbi vendimin.

Ministri i brendshëm i shtetit tha se ky ishte “sinjal i qartë se ne nuk do t’u lëmë atyre asnjë centimetër për plane shnjerëzore”. Ai shtoi se kjo është “krejt e pa rëndësishme nëse ata u rritën këtu ose jo”.

/Veritas.com.al/