Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur në një aksident tragjik mbrëmjen e së dielës në aksin Mitrovicë-Pejë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra prej tyre e policisë.

Katër prej të lënduarve janë zyrtarë policorë. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

“Sonte rreth orës 18:40, është raportuar për aksident trafiku me pasoja fatale, i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, segmenti rrugor në fshatin Çubrel të Skenderajt. Në këtë aksident janë përfshira dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë. Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civil, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policor. Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa për hetimet dhe shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *