
KOSOVË- Tentim i ri, por rezultati ishte i vjetër. Ky ishte epilogu i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, i cili nuk ka arritur të konstituohet as këtë të mërkurë.
Kjo ishte seanca e parë e Kuvendit, pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për bllokadën parlamentare, e cila përcaktoi një afat 30 ditor për konstituimin e këtij institucioni.
Kandidatja Albulena Haxhiu ishte propozimi i parë i Vetëvendosjes, e cila nuk mori votat e mjaftueshme që të zgjidheje kryeparlamentare, pas votimit të hapur të mbajtur në seancën konstituive. Pro saj të votuan 57 deputetë, 56 ishin kundër dhe 3 abstenuan.
Po ashtu as emri i dytë i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk mori votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit. Bëhet fjalë për Donika Gërvallën, e cila mori 57 vota pro, 56 kundër, tri abstenime.
Kështu, pas dështimit të dy tentativave, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari njoftoi për përfundimin e seancës së sotme. Seanca e radhës është caktuar më 22 gusht, në orën 11:00
Komente