Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është infektuar nga koronavirusi.

Lajmin e dha ai vetë në Facebook, ku sqaronte se “përveç një plogështisë, nuk vëren ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor”.

“ Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditët në vijim to të jem i izoluar”, deklaroi Mustafa. Përveç tij, disa figura të tjera politike kanë njoftuar se janë infektuar me koronavirus, përfshirë edhe disa deputetë nga LDK-ja dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Kosova regjistroi një ditë më parë 8 viktima dhe 207 raste të reja. Autoritetet lokale në Prizren mendojnë se numri I të infektuarve mund të jetë madje edhe më I madh sesa tregojnë shifrat zyrtare. Përfaqësues të institucioneve shëndetësore që menaxhohen në koordinim me nivelin qendror kanë pranuar se ka rritje të ndjeshme të numrit të personave që kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të Covid 19, megjithatë thonë se situata është nën kontroll dhe e menaxhueshme.

Pavarësisht kësaj, të gjitha palët u bënë thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë masat mbrojtëse me qëllim frenimin e frenimit të përhapjes së sëmundjes. Koordinatori i Shtabit emergjent komunal, Visar Shehu, bëri të ditur se në Komunën e Prizrenit zyrtarisht ka mbi 100 raste aktive me COVID-19, por sipas tij dyshohet se ky numër mund të jetë edhe më i lartë se kaq.

VERITAS.COM.AL/