Zgjedhjet e jashtezakonshme te 28 dhjetorit ne Kosove perfunduan, por dhane disa mesazhe per mendësinë politike ne vend, por mesazh me “I rend” eshte per partite e opozites.
Asnjera prej tyre nuk frymezon, ato duket se kane humbur kontaktin e thelle me elektoratin, me premtime larg realitetit dhe asnje angazhim real per tu rikthyer ne pushtet. Partia Demokratike e Kosoves nuk po arrin te riformatohet edhe pse pas humbjes se bastioneve te rendesishme ne zgjedhjet lokale, zgjodhen kryetarin e ri, Bedri Hamza, i cili gjithesesi sic thone ne Prishtine “nuk dhezi” duke prodhuar me mund po aq mandate sa Memli Krasniqi.
Edhe me dramatike paraqitet situata ne kampin tjeter, Lidhja Demokratike e Kosove, parti e presidentit historik Ibrahim Rugova, e cila mori pak me shume se 13 perqind te votave. Pas kesaj humbje, opinioni publik ne rrjetet sociale kerkon doreheqjen e Lumir Abdixhikut, edhe pse ne kembim mori vetem nje premtim nga kryetari per mbledhje e strukturave te partise.
Aleanca per Ardhmerine e Kosoves ruajti e vetme votat ne komunat tradicionale te saj, Nisma e Fatmir Limajt, nuk e kaloj pragun elektoral, duke e lene “komandat çelikun” jashte parlamentit, ndersa Lista Serbe e Beogradit e organizuar ne grup per te votuar, arriti te ruante 10 uleset ne parlament.
Nga krahu tjeter, vetevendosja e Albin Kurti, me disa sjellje te ndryshuara si gjuha me e zbutur me mediat, shperfillja e kundershtareve politike, por gjithesesi e kapur fort pas kartes se nacionalizmit dhe perballjes me serbet arriti te bindte shumicen e 45 perqind te qytetareve qe dolen te votojne, se ai eshte alternativa me e mire per vendin, edhe pse per VV kjo fushate nuk ka qene pak e lodhshme: organizimi per te sjell diasporen ne Kosove ne daten e zgjedhjeve, apo perdorimi I te gjithe apartatit shteteror per tu kapur pas pushtetit.
Votuesit, edhe nen dritat e fundvitit, harruan qe nen drejtimin e zotit Kurtit, Kosova u vu nen sanksione, cenoj rend marredheniet me SHBA dhe vijoi te mbetej I vetmi vend ne rajon pa statusin kandidat per anetaresim ne BE.
Sigurisht nuk ka 61 mandate per Kurtin, I cili ne daljen e tij pas rezultateve preeleminare, po mendon edhe per krizen e mundshme te pranveres, kur perfundon mandati i presidentes Osmani, me gjase edhe ne nje tjeter mandat si kreu I shtetit.
Me urgjence ne vend duhet te votohet buxheti per vitin e ardhshem dhe tre marreveshje nderkombetare per te perfituar nga Plani I Rritjes sapo te konstituohet legjislatura e dhjete, qe kalkulimet politike te partive te mos bien me mbi kurrizin e qytetareve qe mbeten nen mjegullen e krizes per me shume se 10 muaj….
Lëvizja Vetëvendosje 49.28%
Partia Demokratike e Kosovës 20.99%
Lidhja Demokratike e Kosovës 13.58%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5.68%
Lista Serbe 4.79%
Nisma Socialdemokrate 1.71%
/ abcnews.al /
Komente