Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdarin, i cili është nje nga dy gjyqtarët që votoi edhe kundër ligjit të vettingut.

Trupa gjykuese vlerësoi se gjyqtari Dizdari ka kontakte të papërshtatshme dhe probleme me pasurinë. E para ka të bëjë me nipin e tij A. L., i dënuar vite më parë për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas KPK-së, gjyqtari Dizdari ka udhëtuar disa herë jashtë vendit me automjetin e nipit të tij, bazuar në të dhënat e sistemit TIMS.

Edhe për këtë gjyqtar KPK konstatoi probleme me pasurinë si dhe pastërtinë e figurës, pasi sipas verifikimeve ai shoqërohet me persona me precedentë me të cilët edhe ka udhëtuar jashtë Shqipërisë.

Por avokati mbrojtës i gjyqtarit deklaroi se pasuria e tij dhe e personave te lidhur me te është e justifikueshme.

Përsa i përket personi për të cilin KPK ka kontaktuar se është me precedentë penal, ai është nipi i tij.

Veritas.com.al/